Gjenden të varrosur trupat e pesë fëmijëve në rajonin lindor të Donetskut

18/10/2022 14:42

Policia ukrainase ka njoftuar se ka zhvarrosur trupat e pesë fëmijëve në qytetin e dikurshëm të pushtuar nga Rusia, Lyman, në rajonin lindor të Donetskut të martën. 

Katër nga fëmijët u varrosën në një varr masiv në një varrezë dhe një tjetër u zhvarros nga një varr i improvizuar i gërmuar nga nëna e tij në oborrin e tyre, sipas policisë.

“Hetuesit gjetën katër fëmijë në një varrim masiv në varreza. Një nënë ka varrosur një djalë në oborrin e saj. Paraprakisht u konstatua se të gjithë vdiqën nga plagët e predhave si rezultat i granatimeve ruse”, tha Policia Kombëtare e Ukrainës në një deklaratë.

Rezultatet paraprake treguan se të pesë vdiqën nga plagët e predhave si rezultat i granatimeve ruse, shtoi policia.  

“Policët nxorën nga varre, vajza të lindura në 2021, 2019 dhe 2008 dhe djem të lindur në 2011 dhe 2012. Dy vajzat më të vogla ishin motra”, thuhet në deklaratë.

Sipas policisë, fëmijët do të rivarrosen pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Hetimet janë duke vazhduar në Lyman, i cili u çlirua nga Ukraina më 2 tetor.

“Veprimet hetimore kanë vazhduar për dy javë në Lyman – në vendin e varrimit më të madh masiv në pjesën e de-okupuar të rajonit Donetsk. Grupet hetimore punojnë në vazhdimësi, duke kërkuar dhe intervistuar të afërmit, duke përcaktuar historinë e të gjithë të vdekurve”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet ukrainase thanë të hënën se po zhvarrosin deri në 15 trupa në ditë në zonat e dikurshme të okupuara të Donetsk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA