Rutina në sportelet e gjykatave është pikërisht si  kjo ditë e Nezir Abdullait i cili është në pritje për një datë gjyqi për procesin e bashkëshortes.

Hasija është një e moshuar që nuk e ka marrë ende pensionin, pasi i duhet të bindë drejtësinë se ka punuar në kooperative, por letrat u zhdukën jo për faj të saj.

Beteja e saj nisi në Dibër dhe tani të moshuarit kanë ngecur mes kompetencave të gjykatave dhe të backlogut prej vitesh.

13 herë, hajde interesohu, shih për letra këndej-andej. Më thonë se është mbushur me dosje, a unë duhet t’i zgjidh dosjet”– shprehet Nezir Abduallai.

Megjithë dosjet që gjyqtarët po i evadojnë me shpejtësi, në Gjykatën e Apelit stoku ka shkuar në 19 mijë.

Në kushtet kur gjykatat janë paralizuar nga stoku i dosjeve, postulati ‘drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar’, është më shumë se kurrë aktual për qytetarët.

Ata janë kthyer në juristë dhe po ngrenë padi ku kërkojnë nga gjykata shpallen e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit.

Kjo është një nga dhjetëra padi të dorëzuara në gjykatë përmes të cilës kërkohet përshpejtim gjykimi për të kapërcyer radhën e pritjes. Qytetarët i sjellin në vëmendje gjyqtarëve se Strasburgu është  shprehur për shkeljen e gjykimit brenda afateve dhe se Shqipëria mund të penalizohet për këto vonesa.

A do jem apo jo gjallë”- shprehet e shqetësuar një qytetare.

Gjykatat me stokun më të madh janë Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit dhe me pas gjykatat e shkallëve të para.

Akoma nuk del e planifikuar, po shqyrtohen çështjet që janë regjistruar në vitin 2017. Sipas datës së regjistrimit në Gjykatën e Apelit. Shpresojmë në shtimin e organikës…”- i thotë punonjësja e gjykatës Nezirit.

Po patët nevojë, vijë edhe unë punoj, t’i ndihmoj ata”- shprehet qytetari.

Top Channel