Berisha mbledh Kryesinë për primaret: Takohemi edhe me aleatët, propozimet e tyre të arsyeshme. Të gjejmë gjuhën e përbashkët

18/10/2022 14:00

Sali Berisha duket se nuk ka e gjetur ende gjuhën e përbashkët me aleatët sa i takon primareve që të përcaktojnë kandidatët për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku pritet të miratohet procedura si edhe celja e garës për primaret, Berisha tha se do vijojë takimet me aletatët për gjetjen e një kompromisi, ndërsa theksoi se të gjitha sygjerimet e tyre janë të mirëpritura

“Mbledhja është e një rëndësie të vecantë në përputhje me përcaktimet statutore. Ne vijojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së PD në një forcë politike më demokratike më të hapur që vendimmarrjen ia besoj anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj. Do të jenë ata që me votën e tyre do të përcaktojnë qytetarët e parë, këshilltarët dhe mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi.

Vecanërisht zbatimi i kësaj praktike, merr një rëndësi të vecantë po të kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe është mbajtur ndaj votës në tërësi që faktikisht ka kaluar në formalitet. Është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor, vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Janë zhvilluar, do zhvillohen takime me aleatët për të gjetur gjuhën e përbashkët. Kanë sygjerime të drejta, propozime të arsyeshme. Theksoj këtu që mirëpriten të gjitha sygjerimet e tyre, kandidaturat e tyre, nga shoqëria civile, bota akademike. Hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, ndaj duhet të bëjmë gjithcka për suksesin e saj.

Ekzistojnë kushtet dhe mundësitë për një process dinjitoz dhe transparent. Ftoj ju kryetarët e grupeve të punës, anëtarët, të bëhet promovimi i këtij procesi, një hap I rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë.” u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA