Arsimi, rëndësi kyçe për BE-në: E vetmja mënyrë për të promovuar vlerat tona!

18/10/2022 20:52

Mbështetja për arsimin është mënyra e vetme për të promovuar vlera të tilla si pjesëmarrja demokratike, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.

Një mesazh i tillë ka kumbuar fort prej kohësh në institucionet e Bashkimit Europian, i përcjellë nga profesionistë të arsimit të lartë, ekspertë e student.

Stéphane Lëëick, presidenti i Shoqatës Europiane të Arsimit të Lartë, argumentonte disa kohë më parë tre fjalët kyc për të ardhmen janë : transformimi, pjesëmarrja dhe diversiteti, ndërsa nënvizonte se misioni i këtij organizmi nuk është vetëm t’i pajisë nxënësit me njohuri, të kuptuarit dhe aftësitë, apo edhe me kompetenca për tregun e punës, por gjithashtu ta transformojë nxënësin në një qytetar të gatshëm dhe të etur për të marrë pjesë aktive në shoqëri.

Kryetarja e Komisionit, Europian, Ursula von der Leyen, i ka mëshuar idesë se është koha t`i jepet prioritet investimeve në arsim, me qëllimin të përgatiten të rinjtë brenda BE-së por edhe jashtë saj, që të përballen me sfidat e botës sot. Një vit më parë, ajo deklaronte në Twitter:

“Një botë më e mirë fillon me fëmijët tanë. Djemtë tanë dhe, më e rëndësishmja, vajzat tona. Kjo është arsyeja përse BE-ja investon në ndihmë të arsimit më shumë se pjesa tjetër e botës së bashku. Sot, ne rritim kontributin tonë në programin Global Partnership for Education  në 100 milionë euro në vit, për 7 vjet”.

Rëndësia e arsimit konsiderohet baza e qytetarisë aktive dhe vlerave themelore, që duhet të qëndrojnë në zemër të BE-së siç thuhet në Deklaratën e Parisit 2015, dhe axhendën strategjike të bllokut. Për të arritur këtë qëllim, vëmendje e veçantë, nënvizohet aty,  duhet t’i kushtohet burimeve njerëzore, veçanërisht mësuesve, të cilët si shtylla kryesore të arsimit janë aktorët kryesorë për promovimin e vlerave europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA