Enkelejd Alibeaj mblodhi këtë të martë pasdite deputetët demokratë.
Në përfundim të mbledhjes, Alibeaj u shpreh se është nevoja që e djathta të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
“Thirrja u është bërë të gjithëve. Nuk mund të qortohemi për faktin se kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Ka një interes që është i të gjithëve, një orë e më parë t’i dalim para regjimit të Edi Ramës. Për të bërë këtë duhet të bashkojmë çdo fluks dhe çdo forcë poshtë në bazë. Duhet të gjejmë një kandidat të vetëm që t’i përfshijë të gjitha flukset, edhe ata që janë të turbullt, edhe ata që s’kanë qenë pjesë e zgjedhjeve të mëparshme”.
Edhe Gazment Bardhi, që doli në deklaratë për mediet së bashku me Alibeajn foli dhe për takimin që zhvilloi më herët gjatë ditës me Edi Palokën.
Së bashku me zotin Paloka kam shkëmbyer mendime për të gjetur një rrugë sesi bashkëpunojnë demokratët për zgjedhje. Ai kërkoi bashkëpunim nga të dyja palët, pasi “nëse secila palë brenda grupit parlamentar qëndron e ngurtë, atëherë bashkëpunimi minohet”, tha Bardhi.
“Nuk do duhet të minojmë, dialogun, mirëkuptimin. Unë nuk kam ndjekur procesin e zotit Berisha. Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratikëve për të gjetur një kandidat fitues, jo vetëm të përbashkët por t’i japë fitoren Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale”.
Ky takim vjen pas negociatave që Gazment Bardhi zhvilloi me Edi Palokën nga Rithemelimi, sa i takon zgjedhjeve vendore 2023.
Top Channel