Kanceri i gjirit, shtohen kontrollet! Fushata e sensibilizimit po funksionon
17/10/2022 15:29
Edhe pse kontrollet ndaj gjirit duhet të kryhen gjatë gjithë vitit, në muajin tetor ka fluks të grave të cilat regjistrohen për t’u ekzaminuar.
Në poliklinikën e specialiteteve nr 3 në Tiranë vetëm në dy javët e para të këtij muaji janë kryer mbi 500 mamografi .
Depistimi nëpërmjet mamografisë është më efikasi për të kapur herët kancerin e gjirit tek gratë. Mjekët onkologë insistojnë që gruaja të kontrollojë herë pas here vete gjirin nëpërmjet palpimit me gishta.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave për të kontrolluar gjirin.
Rritja e ndërgjegjësimit ka bërë që vetëm për vitin 2021 të diagnostikohen 714 raste te reja të prekura nga kjo sëmundje.
Top Channel