Liverpool-Manchester City është kthyer në ndeshjen më të bukur të viteve të fundit në Premier League, por jo vetëm. Rivaliteti mes dy skuadrave ka prekur kulmin, “The Reds” e kanë nisur keq këtë sezon në Angli, por në “Anfield” treguan se janë gjallë dhe do të rivalizojnë deri në fund për fitimin e kampionatit, edhe pse për momentin Arsenali kryesues është shumë larg.
Sfida e zjarrtë u vendos nga goli i Momo Salah, ndërkohë që ndeshja prodhoi gjithçka, madje edhe episode aspak të pëlqyeshme dhe të patolerueshme. Tifozët miq nga Manchesteri nuk i kursyen koret e tyre – të neveritshme sipas reagimit të Liverpoolit – në lidhje me tragjeditë që u kanë ndodhur tifozëve të kuq në të kaluarën.
Klubi i Liverpoolit ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth veprimit të tifozëve të “Cityzens”, duke theksuar se do të adresojë këtë çështje tek autoritetet përkatëse. Këta të fundit nuk i kursyen thirrjet fyese në lidhje me tragjedinë Heysel të 29 majit 1985, gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Juves dhe Liverpoolit.
Në ngjarjen e 37 viteve më parë mbetën të vdekur 39 tifozë, shumica italianë, dhe u lënduan rreth 600 të tjerë. “The Sun (gazeta e famshme angleze) kishte të drejtë, ju jeni vrasës“, ishte kori kryesor i tifozëve që kishin udhëtuar drejt Liverpoolit për të mbështetur skuadrën e Pep Guardiolës.
“Jemi thellësisht të zhgënjyer që kemi dëgjuar thirrje të neveritshme në lidhje me tragjeditë e ndodhura në stadiumet e futbollit, të ardhura nga sektori i tifozëve mysafirëve. E njëjta zonë e tribunës u vandalizua me grafite të këtyre koreve. Ne e dimë ndikimin që një sjellje e tillë ka tek familjet, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që kanë pasur lidhje me këto fatkeqësi.
Thoughts? @Carra23 @GNev2 #LFCMUN pic.twitter.com/Zu2UxeTnxR
— Joe Hope (@Jopee111) April 20, 2022
Ne po punojmë në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe do të bashkëpunojmë edhe me Manchester Cityn, për të bërë gjithçka që është e nevojshme që një sjellje e tillë të zhduket njëherë e mirë nga bota e futbollit”, përfundon komunikata zyrtare e Liverpoolit.
Manchester City fans sing, “The Sun was right, you’re murderers” during City’s game against #Liverpool at #Anfield on Sunday.
Absolute disgrace.#LIVMCI
(📽️ via Steve Bratt)pic.twitter.com/WkYZDzEWJV
— World Sports Weekly (@wsportsweekly) October 16, 2022
Top Channel