Foto ilustruese

Një 22-vjeçar që po udhëtonte me motomjet këtë mbrëmje në kryeqytet, ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Mjeti me drejtues 23-vjeçarin me iniciale I. Sh. ka goditur motomjetin me drejtues 22-vjeçarin me iniciale E. M.

22-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet nëse ka qenë drejtimi i gabuar i shoferëve apo shkaqe të tjera që shkaktuar përplasjen.

Grupi hetimor pritet të zbardhë ngjarjen dhe të zbulojë rrethanat e aksidentit.

Top Channel