“Sulm terrorist” në një zonë ushtarake ruse

16/10/2022 09:45

Në një kamp trajnimi ushtarak rus të përgatitjes së “vullnetarëve” rusë për luftën në Ukrainë sipas të dhënave zyrtare janë vrarë  11 vetë e 15 të tjerë janë plagosur.

Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në rajonin rus të Belgorodit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. “Dy qytetarë të një shteti të “Bashkësisë së Shteteve të Pavarura” kryen një “akt terrorist” në një shesh trajnimi të trupave, u tha nga Moska. Bashkësia e Shteteve të Pavarura është një aleancë pa detyrime e ish-shteteve sovjetike. Sipas Ministrisë së Mbrotjes autorët e atentatit kishin hapur zjarr me armë automatike. “Të dy terroristët u qëlluan për vdekje”, raporton DW.

Russland Transbaikal Region Training Reservisten

Rezervistë rusë në Transbaikal

Presidenti Putin shpalli më 21 shtator mobilizimin e pjesshëm pas dështimeve ushtarake të fundit në Ukrainë, i cili sipas presidentit rus përfundon së shpejti. Deri në 300.000 rezervistë do të duhet të luftojnë që të mbajnë zonat e pushtuara. Pas njoftimit të Putinit ka pasur protesta dhe sulme kundër zyrave të rekrutimit. Dhjetëra mijëra rusë janë larguar këto javë nga Rusia drejt vendeve fqinjë për t’i shpëtuar rekrutimit.

Top Channel