El Clasico numër 250 shkon për Realin e Madridit, që mposhti 3-1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”. Djemtë e Carlo Ancelottit zhvilluan një pjesë të parë perfekte, gjatë së cilës realizuan dy herë me anë të Karim Benzema dhe Federico Valverde.
Ferran Torres i ardhur nga stoli, rihapi sfidën shtatë minuta përpara fundit pas një inkursioni të bukur të Ansu Fati, por Reali mbylli llogaritë me golin e Rodrygos në minutat shtesë. Sulmuesi brazilian fitoi një penallti pas shkeljes nga mbrojtësi Garcia.
Arbitri akordoi penallti me ndihmën e VAR-it, Rodrygo nuk gaboi përballë Ter Stegen dhe në stadium shpërtheu festa madrilene. Reali ngjitet kështu në krye të renditjen i vetëm me 25 pikë. Humbja e parë në kampionat për ekipin katalanas, që mbetet në shifrën e 22 pikëve.
Top Channel