Messi: Kupë Bote e pazakontë, ju tregoj frikën time më të madhe

16/10/2022 08:40

Kupa e Botës Katar 2022 është shumë afër, kompeticioni do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor, teksa futbollistët po përballen me frikën e madhe në lidhje me dëmtimet, që në këtë periudhë duhen shmangur për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Botëror.

Lionel Messi po e pret me padurim Kupën e Botës, por edhe me pak ankth. Në prononcimin e fundit, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u tregua i sinqertë, duke pranuar se e shqetëson jo pak ideja e një dëmtimi në këtë periudhë delikate

“Frika e ndonjë dëmtimi ekziston, një gjë e tillë na kalon në mendje. Botërori i Katarit është ndryshe nga të tjerët, pasi do luhet në një periudhë të pazakontë të vitit. Çdo gjë që të ndodh mund të të lërë pa pjesëmarrje në Kupë Bote, kompeticion që është afër.

Kemi parë se çfarë ndodhi me Dybala dhe Di Maria, sigurisht që shqetësohesh dhe ke frikë nëse pëson ndonjë lëndim”, deklaroi kapiteni i Argjentinës, i cili shpreson të udhëheqë kombëtaren latine drejt triumfit të tretë në një Botëror, që do të ishte i pari për të në karrierë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA