225 gra kanë humbur jetën për shkak  të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021.

Ka pasur raste edhe në moshë shumë të re .Por  atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar  rënie për disa vite, pandemia e Covid 19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë  e trajtimeve .

 “Duhen analizuar me kujdes vitet  e pandemisë pasi kemi një rritje të lehtë”– tha  Alban Ylli, Instituti i shëndetit publik

 Nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën  20 – 30 vjeçare por ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit  për tu kontrolluar  ndërkohe që  mosha e mesatare e kancerit të gjirit sipas tyre ka një prirje për tu rritur për shkak të plakjes së popullatës .

“Mosha mesatare është 57- 58 vjeç”- tha Alban Ylli

 Muaji tetor konsiderohet muaji i fjongos rozë ku  një pjesë e grave rendin për   të bërë kontrolle, por eskpertët e shëndetit bëjnë thirrje që kontrollet të bëhen gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor.

Top Channel