Kultivuesit e ullinjve në Vlorë çdo vit përballen me problematika të ndryshme.

Fermerët e njësisë administrative Novoselë sivjet ankohen për mungesë te fuqisë punëtorë që u duhet për vjeljen e ullirit. ky proces vështirësohet nga rritja e çmimit te naftës dhe plehut kimik.

Për shumë fermerë të fshatit, ulliri rrezikon të mbetet në pemë ndërsa prodhuesit e vajit thonë se do ketë humbje në cilësi.

“Mungesa e fuqisë punëtore bën që ulliri të vonojë mbledhjen e tij dhe nëse kalon koha e mbledhjes humbet cilësia  dhe sasia“- tha Bruno Musa, administrator fabrike

Në gjithë hapësirën e qarkut Vlorës kodrat janë plot me pemë shekullore të ullinjve, dhe nëse nuk do të ketë fuqi punëtore për te vjelë , ulliri i tavolinës por dhe vaji i ullirit do të jenë më te paktë dhe pa cilësi.

 

Top Channel