29/12 17:57
Kjo e diel do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash, që mund të sjellin reshje shiu në zona të izoluara.
Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit. Sipas MeteoAlb, në vijim priten kalime të pakta vranësira, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Top Channel