Ishte tetori i vitit 1922 kur me një vendim të Këshillit të Ministrave të asaj Kohe dhe nën drejtimin e drejtorit Xhevat Korça, në Shkodër hapi dyert për të pritur për herë të parë nxehësit “Gjimnazi i shtetit”.
Çelja e asaj shkolle u konsiderua si një hap i madh për qytetin por pak kush do ta mendonte se aty nisi edhe një pjesë e rëndësishme e historisë se arsimit shqiptare dhe gjuhës shqipe.
Matura e vitit 1927-28 të këtij gjimnazi, do të realizonte për herë të parë në vendin tonë, provimet e maturës në gjuhen shqipe.
Asokohe Ministri Doktor Mirash Ivanaj do të shkruante: Për herë të parë bahet në Shqipni në gjuhen shqipe e në gjimnaz shtetnor provimi i maturës se gjimnazit të naltë. Të jetë fatlum e me fillim të mbar ky hap me të cilin fillon edhe indipendenca e arsimit dhe kombit shqiptar.
Në këto 100 vite, shkolla ka ndërruar 4 herë emër por asnjëherë cilësinë e mësimdhënies prandaj sot është gjimnazi elitar në Shkodër dhe një prej me të mirëve në Shqipëri.
Muhamet Shala, ka qenë drejtor për 11 vite me radhe i këtij institucioni arsimor kur quhej “29 Nentori”.
Sinkron… Muhamet Shala, ish drejtor
Në këtë shkolle janë mbledhur ndër vite nxënësit më të mirë jo vetëm të veriut por edhe të gjithë Shqipërisë.
Cilësia e mësimdhënies pasqyrohet në rezultatet e nxehëseve ndër breza ku 5 prej tyre sot janë shkencëtarë, 1 punon për misionin NASA të Amerikës, ndërsa pjesa më e madhe e specialisteve në spitalet tona, kanë dalë pikërisht nga këto banka.
Para 30 vitesh, Alketa Banushi Kraja, studionte vetë në këtë shkollë por a e kishte menduar ndonjëherë se do të rikthehej si mësuese aty ?
Pavarësisht viteve që kalojnë, “28 Nëntori” sot mbart rezultatet me te lartë në maturën shtetërore në vend.
Pak ditë me parë, presidenti i Republikës Bajram Begaj për kontributin e dhënë për arsimin shqiptar dhe edukimin e brezave vlerësoi gjimnazin “28 Nëntori” me titullin “Nderi i Kombit”.
Top Channel