Humbja e sotme, fatale për 39-vjeçarin! Klubi i Superiores shkarkon trajnerin

15/10/2022 22:05

Egnatia humbi 1-2 me përmbysje ndaj Teutës, disfatë që ka rezultuar fatale për trajnerin Edlir Tetova. 

39-vjeçari drejtoi Egnatian në dhjetë ndeshje: tetë në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Skuadra ka grumbulluar vetëm 9 pikë pas 8 javëve kampionat, ecuri që ka ndikuar që drejtuesit e klubit të bëjnë një ndryshim në pankinë.

Egnatia ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës, shumë emra të njohur zbarkuan në Rrogozhinë, por skuadra nuk po arrin të shfaqë gjithë potencialin që zotëron, edhe pse përpara sfidës së sotme vinte nga pesë rezultate pozitive në Superiore.

/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA