Wolves janë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Bruno Lage, ndërsa pak ditë më parë, klubi u refuzua nga spanjolli Lopetegui.
Megjithatë, anglezët po vijojnë punë për të gjetur pasuesin e portugezit dhe në horizont është shfaqur, ish-trajneri, Nuno Espirito Santo.
Portugezi ishte në krye të skuadrës në periudhën maj 2017 deri në majin e vitit 2021, kohë kur u shkarkua dhe më pas mori drejtimin e Tottenham Hotspur, por në Londër aventura e tij zgjati vetëm 17 ndeshje ose thënë ndryshe katër muaj pasi përsëri u shkarkua.
Duhet theksuar se Nuno, nuk është i papunë, pasi ai drejton skuadrën e Al-Ittihad në Arabinë Saudite, klub me të cilin po bashkëpunon nga 4 korriku i këtij viti dhe ka një kontratë dyvjeçare.
Sipas Super Sport pavarësisht mënyrës se si ai u largua, tifozët e Wolves janë “pro” rikthimit të tij dhe kanë ende simpati për të, ndërsa klubi po bënë përpjekjet maksimale për ta rikthyer në krye të skuadrës.
Prezantimi i portugezit në elitën e futbollit anglez ishte shumë i mirë, madje krijoj një skuadër shumë simpatike dhe rikthej skuadrën në kupat e Europës pas 39 vitesh mungesë dhe madje arriti deri në çerek-finalet e Europa League.
Për momentin, Wolves janë në vështirësi në këtë fillim sezoni dhe qëndrojnë në vendin e 18 me vetëm 6 pikë pas 9 javësh në Premier League, ndërsa Nuno duket shpëtimi i vetëm dhe tani në orët e ardhshme, e sidomos javën tjetër priten zhvillime interesante.
Top Channel