Pedagogët janë të vendosur për të vazhduar protestat dhe bojkotuar mësimin, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Këtë të enjte, ata protestuan para Fakultetit të Arteve, ku theksuan se nuk mjaftohen me rritjen 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.
E hëna është data e nisjes së vitit të ri akademik, por pedagogët thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin investim për arsim cilësor. Ndërsa duket se fundjava do të jetë afati i fundit për plotesimin e kushteve.
Ata shpjegojnë se më 17 tetor, do të jenë në fakultete për të pritur studentët e viteve të para dhe më pas do të dalin sërish në protestë.
Nga ora 08:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj, ndërsa në orën 10:00-12:00 do të zhvillohet protestë para godinave në të gjitha fakultetet.
Top Channel