Një nisme e re për lustracionin me autorësinë e deputetëve të grupimit Alibeaj u depozitua në Kuvend.
Projektligji synon t’i mbyllë derën e politikës për një periudhë 15 vjeçare të gjithë personave që kanë qenë pjese e e kupolës drejtuese në shtetin komunist përfshi hetuesit si dhe anëtaret dhe ish- bashkëpunëtorët e sigurimit te shtetit. Nisma nuk prek sekretaret e partive.
“Lista e funksioneve të mbajtura gjatë regjimit totalitar komunist, i referohet vetëm atyre detyrave, të cilat kanë qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave të dhunës dhe represionit, pra kanë shkaktuar një dëm aq të madh në shoqëri, sa duhen prezumuar fajtorë.”– tha Collaku
Lustracioni i Alibeajt prek të gjithë funksionarët publikë duke nisur nga maja e Piramidës, presidentet i Republikës e duke vijuar deri tek funksionaret e administratës. Në rast të dorëheqjes vullnetare nga detyra ligji parashikon mospublikimin e rastit.
“Projektligji përjashton nga përgjegjësia personat që kanë vepruar në kushtet e shtrëngimit a kanosjes, si dhe ata nën moshën 18 vjeç. Një tjetër risi e projektligjit, është fakti që funksionari gëzon të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe rasti i tij të mos bëhet publik.”- tha Collaku.
Ndryshe nga lustracioni qe propozon Sali Berisha, nisma e Alibeajt parashikon që organi përgjegjës për verifikimin e funksionareve do jetë Autoriteti i Dosjeve dhe jo Gjykata e Lartë.
Top Channel