Edhe pse Botërori në mes të vjeshtës është një dhimbje koke për klubet, do të jetë gjithashtu një burim të ardhurash.

FIFA ka do të dhurojë një fond prej 213 milionë eurosh që do të shpërndahet mes të gjitha klubeve që kontribuojnë me lojtarë në Kupën e Botës. Shuma është e njëjta që është shpërndarë në Rusi 2018 dhe nga e cila kanë përfituar 416 klube.

Kjo masë synon të kompensojë skuadrat për çdo ditë (rreth 10,220 euro) për periudhën që futbollistët do jenë në dispozicion të kombëtareve të tyre, duke përfshirë edhe periudhën përgatitore (nga 14 nëntori). Me fjalë të tjera, nëse përfaqësuesja arrin në finale (18 dhjetor), klubi që do ketë lojtarët në atë përfaqësuese do të marrë rreth 358 mijë euro për huazimin e vetëm një lojtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA