France Football: Topi i Artë? Perez di të orkestrojë fushata që ta fitojë një lojtar i Realit

14/10/2022 18:48

Të hënën (17 tetor) do të shpallet fituesi i “Topit të Artë” në një ceremoni që do të zhvillohet në Paris. Revista “France Football” zgjedh si gjithmonë futbollistin më të mirë në planet.

Asnjë dyshim nuk ka rreth fituesit të këtij viti, që pritet të jetë Karim Benzema, me 34-vjeçarin që po pret me padurim të bëjë të vetin çmimin prestigjioz për herë të parë në karrierë.

Sulmuesi francez shkëlqeu si kapiten dhe goleador i Realit të Madridit, ekip me të cilin fitoi Champions League, titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës.

Në një prononcim për Marca, drejtori i “France Football”, Pascal Ferre lëshoi akuza të forta ndaj Florentino Perez, presidentit të Realit, gjithmonë i papërtueshëm për të bërë të mundur suksesin e lojtarëve të Realit.

“Florentino di të orkestrojë fushata për të bërë një nga lojtarët e ekipit të tij fitues të ‘Topit të Artë’. Nuk është rastësi që Reali është skuadra që ka fituar disa herë këtë çmim”, deklaroi Ferre.

Rekordmeni i “Topit të Artë” është Lionel Messi, shtatë herë fitues, teksa sa i përket klubeve në vend të parë renditet Barcelona (12) ndjekur nga Reali (11) dhe Milani dhe Juventusi (8).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA