FOTO/ E çuditshme! Barça do mbajë simbolin e Drake në fanellat që do veshin në “El Clasico”

14/10/2022 14:15

Barcelona ka bërë me dije një lajm të madh në kuadër të “El Clasico”, me Real Madridin të planifikuar për të dielën.

Klubi katalanas do të veshë një fanellë speciale, e cila do të ketë imazhin e një bufi në vend të sponsorit kryesor, Spotify.

“Një nga themelet e marrëveshjes mes Barcelonës dhe Spotify është kombinimi i futbollit dhe muzikës. Pra, për t’i bashkuar këto dy sektorë të ndryshme, që kanë aftësinë për të bashkuar njerëzit dhe për të ngjallur emocione. Ekipi i parë i futbollit për meshkuj do të dalë në fushë në ‘El Clasico’ të dielën me një fanellë që për herë të parë nuk do të ketë logon e saj, partneri kryesor në pjesën e përparme, por stemën e një artisti ndërkombëtar, atë të këngëtarit Drake, fitues i 4 çmimeve Grammy”,-bën me dije klubi “blaugrana”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA