Princesha e Uellsit, Kate Middleton është e gatshme t’i japë fund përçarjes me Meghan Markle, duke shpresuar se marrëdhëniet me të do të rregullohen në vizitën e saj të ardhshme në Shtetet e Bashkuara.
Një burim për mediat e huaja tha se:
Sapo planet e Kate dhe William për Boston të përfundojnë, ajo po planifikon të bëjë një hap drejt Meghan-it në një përpjekje për të ribashkuar vëllezërit dhe për të ‘shëruar’ përçarjen. Harry dhe Meghan janë deri në fyt me oraret e tyre të ngjeshura, por Kate është e gatshme të bëjë përpjekje për sa kohë që datat nuk përplasen.
Mësohet se Princi William dhe Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e dytë vjetore të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize” në Boston më 2 dhjetor duke shënuar udhëtimin e tyre të parë në SHBA që nga viti 2014. Ndërkohë që Meghan dhe Kate mund të jenë gati për t’i qetësuar gjërat, burimet thonë se William nuk mund ta falë ende vëllain e tij të vogël.
Së fundmi, Kate Middleton u shpreh për presionin që ajo dhe bashkëshorti i saj, Princi William, përjetuan në zgjedhjen e emrave të fëmijëve të tyre. Princesha e re e Uellsit foli për këtë gjatë një vizite në njësinë e maternitetit në Spitalin Royal Surrey County. Amy Stubbs, zëvendësdrejtoresha e mamisë në vend, ndau disa nga kujtimet e Kate mbi këtë temë. Shumë nga nënat dhe baballarët e rinj po mendojnë se si të zgjedhin emrat për foshnjat e tyre dhe ata folën me të për mënyrën se si Kate dhe William bënë zgjedhjen e tyre.
Top Channel