Një 55-vjeçare ka akuzuar fqinjin e saj Dionis Myrtellarin se ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.
Në një telefonatë për “Shqipëria Live” Ativie Qazimllari tregoi se e ka parë vetë momentin që 40-vjeçari ka abuzuar me djalin e saj dhe se ka pasur kërcënime të vazhdueshme nga familjarët e tij.
“Kam denoncuar për ujërat e zeza dhe mbaroi ky problem në maj të 2022 se ai më ka lëshuar ujërat e zeza. Më ka sharë me gjërat më të këqija. I kemi shtëpitë afër, e ka zënë djalin prej gryke e kish zhveshur. Nuk është gjë e lehtë dhe un kam frikë të banoj në shtëpi, pasi jetoj vetëm me djalin këtu”, u shpreh Ativie Qazimllari.
Pas ngjarjes 55-vjeçarja ka vënë në dijeni policinë dhe të plotfuqishmin e zonës për ngjarjen, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar t’i bëjë një video.
“I kam thënë të plotfuqishmit të zonës dhe më tha bëj një video. Ku i kam thënë më shtyu dhe i kam rënë murit me kokë dhe djali kishte shenjë në fyt. Vajta edhe në polici dhe nuk thanë asgjë thjesht je në proces gjyqësor, pasi isha në proces për atë të ujërave të zeza”, tha Ativie Qazimllari.
Nga Dionis Myrtellari ajo deklaroi se ka marrë kërcënime, pasi me banorët që ka dalë në protestë i ka njerëzit e afërm.
“Mua më kërcënoi, se të gjithë fshatin i ka krushqi e të afërm. Unë jam vetëm. Janë nga fshati se janë njerëzit e tij”.
Sipas Ativies e gjitha kjo situatë është krijuar, pasi personi që ajo akuzon së bashku me të atin kërkojnë t’i marrin shtëpinë dhe tokën.
“Duan të më marrin shtëpinë, që kur kam ardhur prej 12 vitesh. Unë jam e divorcuar ma ka blerë motra që është në Itali. I ati së bashku me Dionisin pretendojnë se toka dhe shtëpia (900 metra katrorë) është e tyre”, tha 55-vjeçarja.
Ajo tregoi se kërcënime nuk ka marrë vetëm nga 40-vjeçari, por edhe bashkëshortja së bashku me nënën e saj.
“Më kërcënojnë të gjithë, vjerra me nusen e Dionisit. Më thanë do të të vejmë zjarrin. Dhe vetëm benzinë thoshin. Djali po më vuan psikologjikisht, që nga ngjarja që i ka ndodhur gjendja e tij është keqësuar, i ka shtuar mjeku ilaçet”, shtoi më tej nëna e djalit.
Top Channel