Djali rreh për vdekje nënën e moshuar në Itali dhe telefonon policinë: Ejani se e vrava

14/10/2022 10:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arezzo të Italisë, ku një 48-vjeçar ka vrarë nënën e tij.

Mësohet se djali e rrahu për vdekje nënën e tij 85-vjeçare brenda në banesë dhe më pas thirri policinë në telefon duke e njoftuar për ngjarjen.

Mediat italiane shkruajnë se e gjitha ndodhi pas një sherri mes tyre, por nuk dihet ende shkaku i konfkliktit mes tyre.

“Kam vrarë mamin, hajdeni”, ishte telefonata drejt 112 rreth mesnatës së kaluar.

Në vendngjarje ka shkuar prokurorja Françeska Eva dhe po hetohen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është në pranga.

Top Channel