Rrjedhja në tubacionet e Nord Stream/ Rusia thërret ambasadorët e Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë

13/10/2022 18:08

Rusia ka thirrur ambasadorët e Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë në Moskë lidhur me hetimin evropian të rrjedhjeve në tubacionet Nord Stream.

“Moska nuk njeh asnjë ‘pseudo-rezultat’ të hetimit të emergjencës në Nord Stream nëse specialistët rusë nuk marrin pjesë në të”, tha Ministria e Jashtme, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Vendet evropiane po hetonin rrjedhjet e pashpjegueshme muajin e kaluar në dy tubacione gazi rus që kalonin nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkë.

Disa zyrtarë evropianë thanë se shkaku i mundshëm ishte sabotimi, ndërsa Rusia, e cila ndërtoi rrjetin, nuk e përjashtoi atë mundësi sipas CNN.

Ministria e Jashtme ruse ka marrë informacione në lidhje me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në hetimin e incidenteve në Nord Stream.

Top Channel