Projektligji për ‘dezinformimin’, deputeti turk thyen celularin me çekiç në parlament

13/10/2022 18:36

Deputeti opozitar turk, i Partisë Republikane Popullore Burak Erbay theu telefonin e tij me një çekiç në parlament për të denoncuar një projektligj të mbështetur nga qeveria që mund te dënojë me tre vjet burg këdo që ajo e cilëson si përhapës të “dezinformimit”.

Më 4 tetor, ligjvënësit turq filluan të debatojnë mbi një projekt-ligj të mbështetur nga qeveria që mund të intensifikojë një goditje ndaj raportimit kritik në Turqi. Projektligji, i cili u propozua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në maj, tashmë është miratuar nga dy komisione parlamentare.

Projektligji gjithashtu do të detyronte rrjetet e mediave sociale dhe faqet e ndryshme të  internetit të dorëzojnë detajet e përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit të rremë”.

“Ky ligj është me interes të madh për të rinjtë, dua t’u drejtohem të rinjve,  të cilët janë 15,16,17 vjeç dhe që do të vendosin për fatin e Turqisë në vitin 2023 dhe që do të votojnë për herë të parë në moshën 18,19,20 vjeç. Nuk mund të shkosh me pushime ku të duash, nuk mund të hash ushqimin që dëshiron, nuk mund të blesh tabletin apo rrobat që dëshiron.Je i pakënaqur.Arsyeja për këtë është AKP, dhe  qeveria.Ke vetëm një liri sot,dhe ai është telefoni që ke ne xhep.Ka Instagram,YouTube,Facebook.Aty komunikon. Nëse ligji kalon ne parlament,mund ta thyesh kete telefon sic po bëj unë tani. Nuk do të keni nevojë ta përdorni!

Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese, javën e kaluar tha në një opinion urgjent duke u fokusuar në nenin 29 të projektligjit se një ndryshim i tillë do të përbënte një ndërhyrje në lirinë e shprehjes, prandaj rekomandoi që autoritetet turke të mos  e miratojnë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA