PE-së i humbet durimi: Kush nuk avancon me reformat penalizohet. “Goditet” Serbia!

13/10/2022 16:27

Europës duket poi soset durimi me lojën me “dy porta” të Serbisë. Teksa miratoi raportin e strategjisë së re të Zgjerimit, Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kërkoi që negociatat e anëtarësimit të Serbisë në bllok, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet tanimë me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës.

Raporti PE-së: 

“Prioritet duhet të jetë përshtatja e vendeve të përfshirë në procesin e zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë së Bashkimit Europian. Negocitata e anëtarësimit me Serbinë të avancojnë vetëm nëse ajo i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe arrin një progres të qënësishëm në reformat e nevojshme për integrim“.

Shumë më i drejtpërdrejtë, raporti këtë herë parashikon një reformim të procesit të zgjerimit me një mekanizëm të qartë: shpërblim për vendet që avancojnë në përmbushjen e kritereve, sanksionim për ata që mbeten prapa.

Raporti i hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, u aprovua me 49 vota pro, pesë kundër dhe tetë abstenime. PE-ja, përmes raportit për strategjinë e zgjerimit, po ashtu ka propozuar që të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti për të kaluar në votim me shumicë të kualifikuar në Këshill, ndersa kujtohet sesi besueshmëria e procesit të zgjerimit, por edhe i BE-së në tërësi, është dëmtuar për shkak se disa shtete anëtare, për shkak të interesave kombëtare e kanë bllokuar këtë proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA