Ndarje e trishtë/ Nga fotot e përkryera familjare, tani Francesco Totti akuzon gruan se nuk e lë të marrë orat Rolex nga shtëpia (fotot)

13/10/2022 16:37

Futbollisti legjendar italian Francesco Totti dhe prezantuesja italiane Ilary Blasi u martuan në një ceremoni madhështore në një kishë të Romës 17 vjet më parë, dhe dukeshin si një përputhje e përkryer.

Por pas gati dy dekadash e tre fëmijësh së bashku çifti janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore të divorcit ku Francesco akuzon gruan për tradhti, dhe dyshja duket se po mbajnë peng objekte personale të njëri-tjetrit.

Mediat vendase thonë se ish-sulmuesi i Romës nuk pranon t’i kthejë asaj çantat ‘firmato’, duke argumentaur se ish-gruaja i ka marrë orat e tij luksoze Rolex.

46 vjecari Francesco Totti, u njoh me tashme 41 vjecaren Blasi në 2002 dhe u martuan tre vjet më vonë. Ata kanë së bashku fëmijët Cristian, Chanel e Isabel, teksa dukeshin gjithnjë të lumtur në pushime të ndryshme verore e dimërore, si dhe në ndeshjet e skuadrës së Francesco-s.

Por sipas Francesco, imazhi i familjes së lumtur nuk ishte ai që dukej teksa gruaja nuk e kishte ndihmuar me periudhën e depresionit që pasoi pas tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur.

Në një intervistë me të përditshmen Marca, Francesco pranonte problemet pas vdekjes së babait të tij në 2020, teksa thoshte se gruaja e tij nuk ishte aty për ta mbështetur.

Në të njëjtën intervistë ai përmendte zhurmat se Ilary e kishte tradhtuar, teksa dhe gruaja pretendonte se Totti kishte një tjetër të dashur.

Ish-kapiteni i A.S Roma shtonte se kishte kontrolluar celularin e Ilary dhe kishte gjetur ato që quante “prova të tradhtisë” së saj.

Ilary nuk ka folur për akuzat e tradhtisë por sipas rrjetit Corriere della Sera, ajo u ka thënë mikeshave të saj: “Kam zbuluar gjëra që mund të shkatërrojnë shumë familje”, duke sinjalizuar se ishte koha për të thënë versionin e saj të historisë.

Francesco thotë se pas ndarjes ai ra përsëri në depresion, të cilin “e kaloi” me ndihmën e të dashurës së ti të re, dekoruesen bukuroshe Noemi Bocchi.

Romanca e re e Francesco me 34-vjeçaren është konfirmuar vetëm muajin e kaluar.

Ilary tashmë thotë se pret $40,000 në muaj pagesa mbështetje për familjen nga Francesco, por shumë besojnë se cështja e pagesave do të ndahet në gjyq.

Ditët e fundit është përmendur dhe pretendimi i Francesco se Ilary është larguar me koleksionin e tij të orave Rolex, prandaj ai po mban sendet e saj me vlerë derisa t’i kthehen.

Duke folur me Corriere della Sera, Francesco raportohet se ka thënë: “Çfarë të bëja? Unë fsheha çantat e saj, duke shpresuar për një këmbim …”

FOTO GALERI
1/7
Futbollisti legjendar italian Francesco Totti dhe prezantuesja italiane Ilary Blasi u martuan në një ceremoni madhështore në një kishë të Romës 17 vjet më parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA