Ylli televiziv Kim Kardashian nuk rrezikon kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve të saj.

Ish-bashkëshorti i saj, Kanye West po vazhdon të shkaktojë zhurmë në rrjetet sociale dhe së fundmi ka postuar në Instagram emrin e shkollës ku aktualisht janë regjistruar fëmijët e tyre.

Menjëherë Kim nuk ka rrezikuar dhe ka rritur numrin e personelit të sigurisë të vendosur në shkollën e fëmijëve të saj.

Kardashian po paguan për sigurinë shtesë, pasi është e shqetësuar se tani çdokush mund të shfaqet dhe të dëmtojë fëmijët e saj.

West ka treguar se në cilën shkollë shkojnë katër fëmijët e tij. West zbuloi emrin e shkollës sepse ai dëshiron që North, Saint, Chicago dhe Psalm West të ndjekin shkollën e tij të sapohapur, “Donda Academy”.

Shkolla e West, ‘Donda Academy’, nuk është akredituar nga Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe Kolegjit. Me fjalë të tjera, është një shkollë që nuk ka përmbajtje të miratuar arsimore. Sipas raportimeve, West i ka përmendur ish-gruas së tij, Kim Kardashian, se fëmijët e tij duhet të ndjekin dy nga pesë ditët e shkollës në “Donda Academy”.

Ndërkaq, miqtë e Kanye-t thuhet se janë shumë të shqetësuar për reperin pas ndodhive të fundit. Burime të brendshme pranë tij thonë se nuk kanë asnjë dyshim se sjellja dhe veprimet e fundit të tij janë si rezultat i një krize mendore dhe besojnë se është një nga problemet më serioze që ka pësuar ai.

Gjithashtu thuhet se ylli i “Watch the Throne” mezi po fle, gjë që është një problem që mendohet se ka kontribuar në shtrimin e tij në spital në vitin 2016.

Ndërkaq, risjellim në vëmendje se Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë me reperin pasi ky i fundit ‘sulmoi’ bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale. Burimet thanë për TMZ se Justin dhe Hailey janë të lënduar nga komentet e West sidomos Justin i cili ka qenë gjithmonë një mbështetës i “flaktë” i reperit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA