Eremiti i fundit i vërtetë që kaloi 27 vjet në pyll pa folur me askënd (fotot)

13/10/2022 19:11

Gjatë viteve ka pasur në media disa histori eremitësh dhe njerëzish të izoluar nga shumica e komunitetit, por gjithmonë ka qenë e vështirë të dallohen tregimet e vërteta nga trillimet.

Një nga historitë më të vërteta, edhe pse pa shkëlqimin e botimeve apo kinematografisë, është ajo e Christopher Knight i cili u largua nga shtëpia e tij në Massachusetts, SHBA, në vitin 1986 për të shkuar me makinë në Maine, ku dhe u zhduk në pyll.

Knight nuk i kishte thënë askujt që po largohej, madje as prindërit e tij nuk e denoncuan kurrë të zhdukur në polici.

Ai që njihet tashmë si ‘Eremiti i North Pond’, kaloi 27 vjet vetëm në pyll, derisa u arrestua në 2013.

Gjatë gjithë kohës ai kishte jetuar në një tendë të improvizuar dhe mbijetonte me ushqim të vjedhur nga kabinat e pushimit në periferi të pyllit.

Pas disa vitesh vjedhjeje ushqimi e furnizimi Knight u kap më në fund duke tentuar të vidhte nga një kamp veror në vitin 2013.

Kështu që Eremiti i North Pod ishte kthyer në një vjedhës dhe vitet e tij në ekzil morën fund.

Kur ishte larguar nga shtëpia e tij në 1986 ai ishte 20-vjeç dhe nuk kishte marrë asgjë me vete.

Knight kishte jetuar në një kamp që kishte improvizuar vetë, ishte i maskuar nga disa ulje ngritje të relievit pyjor.

Knight raportohet se kishte tentuar të grabitje një person në 2012, një vit para se të kapej.

Eremiti kishte hyrë në kabinën e drunjtë ku burri po flinte, pasi Knight besonte se nuk kishte njeri brenda.

Por burri ishte zgjuar e pa e parë kush ishte, i bërtiti: “Zhduku prej këtej!”, sic dhe i huaji bëri.

Në 2013, Knight u dënua me shtatë muaj burg dhe 2,000 dollarë gjobë, ndërsa prej atëherë nuk ka pasur më lajme prej tij.

FOTO GALERI
1/3
Christopher Knight u largua nga shtëpia e tij në Massachusetts, SHBA, në vitin 1986 për të shkuar me makinë në Maine ku dhe u zhduk në pyll.

Top Channel