“75 mijë euro për të spiunuar Tottin”, detektivi privat: Kam përdorur teknologjinë më moderne

13/10/2022 18:30

Ilary Blasi, ish-partnerja e Francesco Tottit, dyshohet se ka paguar 75.000 euro për të punësuar një hetues privat që të spiunonte, përndiqte dhe fotografonte ish-kapitenin legjendar verdhekuq për tre muaj me radhë.

Këtë shumë, detektivi privat e mori për të mbledhur prova për tradhtinë e Franescos me Noemi Bocchin.

Ezio Denti, 64 vjeç, konsulent në shumë procese penale, specialist në këtë sektor, e pranoi se kishte qenë ai detektivi në një intervistë për të përjavshmen “Nuovo) (“u punësova tetë vite më parë nga Alena Seredova për gjurmimin e Gigi Buffonin me Ilaria D’Amicon, kam qenë unë që i kam bërë fotot kompromentuese”).
Sipas tij, tarifa në fjalë (75 mijë euro) përfshinte përdorimin e “pajisjeve të sofistikuara: GPS, kamera me rreze infra të kuqe, makina dhe motoçikleta, dronë dhe mbi të gjitha orë inteligjente” .

Ai shpjegoi se iu qep pas Francescos, duke u fshehur në vendet e duhura, i ndihmuar nga teknologjia më moderne. Por nuk përdori “çimka”: “Ato mund të vendosen vetëm nga policia gjyqësore, ose me mandatin e një gjykatësi”.

“Jashtë, si gjithmonë, kur duhet të ndjekim lëvizjet e një burri “tradhtar”, përdorim teknologjinë.
Në rastin e Tottit, mund të them se ai është ende i dashuruar me gruan e tij. Unë mendoj se ai hyri në një marrëdhënie tjetër, sepse ndjeu se diçka ishte thyer me Ilary-n”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA