Zhdukja e Ervis Martinajt/ Drejtori i Policisë së Shtetit jep detaje nga hetimet: Po punohet me grupe mikse

12/10/2022 11:21

Policia po punon me grupe mikse, lidhur me hetimet për zhdukjen e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj.

Deklarata u bë sot nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në përgjigje të interesit të medias.

Pa dhënë shumë detaje, Rrumbullaku tha se policia e shtetit po është në krye të detyrave të deleguara nga prokuroria  “Kemi struktura të cilat po ndjekin rastin, jemi në ecuri të procesit.

Jemi në krye të detyrave të deleguara nga prokuroria, punohet me grupe mikse”, -u shpreh Rrumbullaku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA