Presidenti Vladimir Putin ka thënë se rubinetat e gazit mund të hapen sërish për furnizimet ruse në BE, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mprehta politike.

Rusia nuk ka dërguar gaz në Evropë përmes linjës Nord Stream 1 që nga gushti, dhe Nord Stream 2 u ndërpre pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Pushtimi i shkurtit çoi në rritje të çmimit të gazit dhe klientët e BE-së përballen me tarifa rekord këtë dimër.

Por Gjermania hodhi poshtë me shpejtësi ofertën e Putinit për të dërguar gaz nëpërmjet Nord Stream 2.

Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i qeverisë në Berlin tha se Nord Stream 1 – i cili nuk është nën sanksione – ishte një opsion, por gazi nuk po rrjedh “sepse Rusia nuk e dorëzoi”.

Rusia është akuzuar për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit që nga pushtimi i Ukrainës – një akuzë e mohuar vazhdimisht nga Kremlini.

Top Channel