Tragjendia në Klos/ Babë e bir humbën jetën si pasojë e konfliktit mes dy fiseve. Identifikohet i mituri

12/10/2022 14:46
Pamje nga vendngjarja

Është identifikuar i mituri që mbeti viktimë si pasojë e të shtënave mesditën e sotme në Klos.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel, se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën 17 vjecari Kenado Shira.

Ngjarja e rëndë u regjistua sot në mesditë, ndërsa shkaktoi panik mes banorëve në Klos.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.

FOTO GALERI
1/7
Pamje nga vendngjarja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA