Situatë e rëndë në Nepal/ Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë të paktën 33 viktima, ende dhjetëra të zhdukur

12/10/2022 12:22

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor.

Shirat më të keq të musonit goditën provincën Karnali në veri-perëndim, ku mijëra banorë u evakuuan.

Mediat lokale raportojnë se përmbytjet nisën javën e kaluar, por situata është vështirësuar akoma më shumë.

Qindra shtëpi janë dëmtuar nga ortekët dhe përmbytjet, ndërsa ende rezultojnë të zhdukur 22 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë përshkruar vështirësitë për të arritur në rajonin malor mes reshjeve të vazhdueshme.

“Ne kemi mobilizuar policët në terren. Ne kemi rregulluar një helikopter për shpëtimin ajror nga Surkhet. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të mos përmirësimit të motit, nuk po bëhet progres siç pritej”, tha një zëdhënës i policisë.

Sipas BBC, agjencitë humanitare të OKB-së thanë se po shpërndanin ushqim dhe ilaçe për komunitetet më të prekura në Nepalin perëndimor.

Nepali po i afrohet fundit të sezonit të musonit, i cili zakonisht fillon në qershor dhe përfundon në tetor.

Qendrës Kombëtare të Operacionit të Emergjencave ka bërë një bilanc të viktimave, ku deri më tani rezultojnë të paktën 110 njerëz.

PROGRAMI BOTËROR I USHQIMIT NEPAL

Top Channel