Të rinjtë në Prishtinë janë solidarizuar me vrasjen e 22-vjeçare nga policia iraniane dhe kanë zhvilluar një protestë paqësore ditën e sotme.

Me pankarta në duar, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosvë, po bën thirrje për të drejtat e grave atje.

“Grua, Jetë, Liri – Të drejtët e grave janë të drejtat e njeriut! Së bashku qëndrojmë në solidaritet me gratë në Iran”, janë thirrjet mbështetëse për protestat në Iran që pasojnë vrasjen e Mahsa Amini në Iran nga Policia e Moralit.

Pjesëmarrësit në protestë presin edhe flokët në shenjë solidarizimi me gratë në Iran që kërkojnë të drejtat e tyre.

Aktiviteti po përcillet edhe me muzikë në gjuhën iraniane

Top Channel