Më shumë territore të çliruara, ukrainasit përparojnë në rajonin jugor të Khersonit

12/10/2022 18:26
KHERSON, UKRAINE - OCTOBER 07: A view of the village, located in the border of the Kherson region where the control was again taken by the Ukrainian forces, as Ukrainian soldiers patrol around the site amid Ukraine's counterattack against Russian forces in the southern Kherson region, heavy clashes continue between the two sides in Kherson city, located in Kherson Oblast, Ukraine on October 07, 2022. Ukrainian forces retook 29 settlements in Kherson on an area of 400 square kilometers (about 155 square miles) on Oct. 1-6 as the counter offensive launched on Aug. 29 continues, according to information provided by officials. (Photo by Metin Aktas/Anadolu Agency via Getty Images)

Ukraina po përparon në rajonin jugor të Khersonit, duke çliruar pesë fshatra të tjerë. 

Kreu i administratës së rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevych deklaroi se janë çliruar pesë vendbanime, të cilat janë pranë njëra-tjetrës.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan 5 vendbanime të tjera në rajonin Kherson: Novovasylivka, Novohryhorivka, Nova Kamynka, Tryfonivka, Chervone”.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë ukrainas tha se ushtria e Ukrainës kishte rimarrë 2,400 kilometra katrorë territor në rajonin Kherson që nga fillimi i luftës.

Sipas CNN forcat ukrainase kanë bërë përparim të qëndrueshëm në Kherson që nga fillimi i ofensivës në fund të muajit të kaluar dhe sukseset e tyre kanë ngjallur kritika të ndaj përpjekjeve luftarake të Moskës në mesin e figurave pro-ruse.

Top Channel