Pamje nga vendngjarja

Është rënduar bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur pak më parë në Klos.

Mësohet se pas 17-vjeçarit Kenado Shira, ka ndërruar jetë edhe babai i tij, Liri Shira. Edhe pse u dërgua në spital, ky i fundit nuk i rezistoi dot plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, ku mbetën të vdekur babë e bir.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si dhe ka shoqëruar dëshmitarë okularë për të kuptuar dinamikën e këtij krimi të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA