Kupa/ Kualifikohen Tirana, Partizani dhe Kukësi. Vllaznia ia del në shtesë

12/10/2022 20:27

Janë luajtur sot takimet e kthimit të raundit të 1/16-ve në Kupën e Shqipërisë.

Ekipi mik e pa veten në avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të Arsen Hajdarit në pjesën e parë, por Realf Zhivanaj iu përgjigj me të njëjtën mënyrë sulmuesit shkodran dhe evitoi disfatën e bardhebluve.

Fituesja në fuqi e këtij kompeticioni, Vllaznia eliminoi Flamurtarin në kohën shtesë. Kuqezinjtë fituan 2-1 përballjen e parë, 90 minutat e rregullta të sfidës së kthimit u mbyllën 1-0 për ekipin e Josës (Marko Juric), që realizoi edhe dy gola të tjerë në 30 minutat shtesë me anë të Ante Aralicës dhe Arsid Krujës.

Në raundin tjetër kaluan edhe Partizani dhe Kukësi, që fituan përballë Orikut dhe Labërisë me të njëjtin rezultat: 2-0. “Demat” e kishin mbyllur në barazim takimin e parë në stadiumin e ri, por sot fituan dhe u kualifikuan falë rrjetave të Jozef Menich dhe Xhuliano Skukës.

Ndërkohë, skuadra verilindore mposhti vlonjatët falë golave të Altin Bytyçit dhe Agnaldo Moraes, duke kaluar në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Egnatia përsëriti suksesin 3-0 ndaj Shkumbinit, teksa Erzeni triumfoi 4-1 ndaj Turbinës, ekip të cilin e mposhti në të dy takimet e luajtura. Kastrioti nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Vorë, por ekipi krutan u kualifikua falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Korabi eliminoi Besën. Dibranët fituan 3-0 dhe kaluan më tej falë rezultatit të përgjithshëm 4-1. Feston edhe Skënderbeu, që eliminoi Maliqin me rezultatin total 8-1, ndërkohë që Tomori iu fal kohës shtesë për të eliminuar Burrelin./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA