Kompeticioni i përvitshëm i Muzeumit të Historisë Natyrore në Londër, tërheq qindra pjesëmarrës, me shkrepje spektakolare nga bota e egër, siç shihet në fotot fituese të edicionit të fundit të 2022.
Gjykatësit zgjodhën dje fituesit nga qindra fotografi në vende të ndryshme të botës ku reflektohej bota e egër e të gjitha sjelljeve e përmasave.
Një nga fotot më impresionuese ishte ajo fituese në kategorinë e gjallesave invertebrore ku një pamje e afërt e bletëve në veprim, tregojnë konkurrencën për t’u çiftëzuar me femrën.
Karine kap në lentet e saj zhurmën e aktivitetit teksa topi i bletëve të kaktusit në Texas, SHBA, rrokullisen në rërën e nxehtë.
Në fund vetëm një mashkull mbetet i kapur te femra, teksa fluturojnë së bashku për t’u çiftuar.
Në galerinë e mëposhtme shihen të tjera pamje fituese;
Top Channel