Ilaçe mjekësore kontrabandë me vlerë 70 mijë euro, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë

12/10/2022 09:39

Një çift bashkëshortësh nga Saranda janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Në pranga ranë Kristo Angjeli 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.

Përmes një konference për shtyp, Drejtori i Policisë në Vlorë, Gentian Berberi njoftoi se në një farmaci, në qytetin e Sarandës, tregtoheshin medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, nga dy bashkëshortë, të cilët mbanin dhe në banesën e tyre medikamente të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre,  gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë. Pas kontrollit të banesës së tyre, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA