FOTO/ Një “story” e bashkëshortes së Di Marias” nervozon tifozët e Juves

12/10/2022 18:40

Juventusi po kalon një moment mjaft të vështirë, teksa së fundi humbja 2-0 në transfertën izraelite ndaj Maccabi Haifa ka komplikuar ecurinë në Champions dhe ka turbulluar jo pak ambientin bardhezi.

Përtej humbjes, një lajm shqetësues ishte edhe dëmtimi i argjentinasit Angel Di Maria, ndoshta i vetmi që po bën mirë deri në këtë pikë të sezonit, por që vështirë se do të luajë më me fanellën bardhezi para Botërorit.

Super Sport shkruan se pikërisht një postim inkurajues i bashkëshortes së Di Marias, Jorgelina Cardoso në rrjetet sociale, ka nervozuar edhe më shumë tifozët e Juventusit, që ngrenë dyshime se argjentinasi mund të jetë duke ruajtur veten pikërisht për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Katar 2022.

“Është akoma edhe një faqe e bardhë për t’u shkruar. Të dua me shumë forcë”, shkroi Cardoso në story-n e saj në Instagram, teksa “faqja e bardhë” nënkupton pikërisht Botërorin e Katarit dhe komentet e tifozëve të Juventusit nuk kanë qenë fort dashamirëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA