Çifti i sapomartuar refuzojnë kërcimin e parë duke zgjedhur ‘dyluftimin e parë’ në dasmë (fotot)

12/10/2022 18:16

Danie e Matthew Ness realizuan ëndrrën e tyre për një martesë të bukur e të mbushur me njerëz, por shokuan disi të ftuarit duke zgjedhur të bënin para tyre “dyluftimin e parë”, në vend të kërcimit të parë.

Të sapo-martuarit janë të dy entuziastë të arteve marciale prandaj menduan se një duel mes tyre do të përshtatej më mirë se një vallëzim tradicional.

33 vjeçarja Danie kishte shkuar të ndërronte fustanin e saj të bardhë, ashtu si dhe 35 vjeçari  Matthew, që veshi dhe ai robën e xhudos, duke nisur një përleshje me gruan para miqve e familjarëve.

Danie tha: “Dyluftimi ishte një pjesë e rëndësishme e ceremonisë. Të gjithë 250 të ftuarit dukeshin të entuziazmuar e të lumtur gjatë duelit tonë. Ata brohorisnin dhe e vlerësonin atë çka po bënim”.

Disa nga gratë që merrnin pjesë vendosën të regjistroheshin në grupin e mundjes ‘xhu-xhitsu’ ku aderon nusja.

Danie, e cila punon gjithashtu me pronat e patundshme, shtoi: “Xhu-xhitsu është një pjesë e madhe e lidhjes tonë dhe tani është kthyer në një kujtim që do ta kemi gjithmonë.”

Ndërsa pjesa tjetër e martesës u bë në një stil klasik me tematikë romance dhe ceremoni standarde.

Danie e Matthew thanë se njihen prej 20 vitesh dhe kanë shumë miq të përbashkët, ndërsa lidhja e tyre romantike ka vetëm dy vjet që ka nisur.

Gruaja ka nisur të stërvitet në artet marciale vetëm një vit më parë, kurse bashkeshorti me heret.

Danie shtonte: “Unë me Matthew kemi qenë gjithmonë të njohur, por kur nisën të dilnim bashkë gjërat u përshkallëzuan shpejt. Në fillim të 2021 nisëm të stërviteshin në xhu-xhitsu dhe e pëlqyen shumë shpejt. Unë kam marrë pjesë në disa kompeticione dhe jam ‘Rrip Blu’, kurse ai e ka arritur nivelin me heret”.

“Stërvitemi së bashku disa herë në javë, por për momentin e kam ndaluar stërvitjen se jam shtatzënë”, thotë mes të tjerash nusja e re britanike.

FOTO GALERI
1/3
Danie e Matthew Ness realizuan ëndrrën e tyre për një martesë të bukur e të mbushur me njerëz

Top Channel