Mbyllet me avantazhin minimal të Barcelonës pjesa e parë e takimit të “Camp Nout”, falë golit të shënuar nga Dembele në minutën e 40-të.
Në fakt, para golit të katalanëve, zikaltrit humbën një rast të pastër me Edin Dzekon, që u ndal nga traversa.
Barcelona – Inter 2-2 (Dembele 40′, Lewandowski 82′ / Barella 51′, Lautaro 63′ )
Pa u mbushur gjashtë minuta nga starti i pjesës së dytë, Barella kthen baraspeshën në “Camp Nou”, duke shfrytëzuar gabimin e Piquesë, që nuk e kuptoi se kundërshtari ndodhej pas shpinës së tij. 1-1.
Ndodh e pabesueshmja nga “Camp Nou”. Lautaro Martinez shënon golin e dytë për Interin që përmbys rezultatin në 1-2. Argjentinas, kontrolloi topin në zonë dhe pasi shmangu një mbrojtës goditi saktë, me topin që u përplas në të dyja shtyllat para se të përfundonte në rrjetë.
Ndizet edhe më shumë loja në “Camp Nou”. Lewandowski me fat, në minutën e 82-të, goditja e tij pa shumë pretendime devijohet nga mbrojtja dhe përfundon në rrjetë, 2-2./Super Sport
Top Channel