Vala e sulmeve masive ruse ndaj qyteteve ukrainase ka shkaktuar indinjatë në Perëndim. Pentagoni deklaron takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha, se kjo sërish tregon “brutalitetin ekstrem të luftës ilegale” të kreut të Kremlinit vladimir Putin ndaj popullit ukrainas. Sulmet e inkurajojnë qeverinë e SHBA që t’i qendrojë pranë popullit ukrainas, për aq kohë sa është e nevojshme. Ministri i Jashtëm i SHBA-së Antony Blinken siguroi homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba përmes një telefonate për „ndihmën e pandërprerë ekonomike, humanitare dhe në politikën e sigurisë” të qeverisë së SHBA-së.
“Sulmet e qëllimshme të Rusisë ndaj të gjithë territorit të Ukrainës dhe kundër civilëve përbëjne një ndryshim rrënjësor në natyrën e kësaj lufte”, tha presidneti francez Emmanuel Macron, sipas mediave, gjatë një vizite në Château-Gontier. Macron shtoi, se me t’u kthyer në Paris do të takohet me këshilltarët diplomatikë dhe ushtarakë për të shqyrtuar situatën.
Kryeministri holandez Mark Rutte i ciëlsoi sulmet e fundit ruse si terrorizëm: “Kjo nuk është hakmarrje, ky është terrorizëm”.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u shpreh e shokuar në Twitter: “Është poshtërsi (dhe) e pajustifikueshme me asgjë, që Putin godet me raketa qytetet e mëdha dhe civilët.” Ajo i siguroi Ukrainës mbështetje të shpejtë për mbrojtjen nga sulmet ajrore. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht deklaroi për ditët e ardhëshme konkretisht furnizimet e parat ë katër sistemeve super moderne Iris-T SLM për mbrojtjen nga sulmet ajrore. Sistemet e tjera do të pasojnë vitin e ardhëshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i quajti sulmet ndaj civilëve në Ukrainë „të tmerrshme” dhe „të pamëshirshme”. NATO do të vazhdojë ta mbështesë popullin trim ukrainas, që të mund të mbrohet prej agresionit të Kremlinit, për aq kohë sa kjo do të jetë e nevojshme, tha Stoltenberg.
Komissioni i BE-së i dënoi sulmet e rënda ruse: “Kemi të bëjmë me sulme barbare dhe burracake”, tha një zëdhënës. Ato janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës, që është e parpanueshme. I ngarkuari me politikën e jashtme Josep Borrell deklaroi, se të tilla veprime nuk duhet të ndodhin në shekullin e 21-të. Ndihmat shtesë ushtarake të BE-së për Ukrainën ndërkohë janë vënë në udhë.
Disa krerë të shteteve europiane që nga fillimi i valës së sulmeve po zhvillojnë telefonata me presidentin ukrainas Zelenskyj duke i siguruar atij mbështetje. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba në Kiev komunikoi përmes Twitter, se Ukraina po përpiqet për një përgjigje të ashpër të OKB-së ndaj sulmeve të fundit ruse me raketa.
Reagimi i Pentagonit
Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel do të takohet edhe me disa kolege dhe kolegë në kuadrin e Grupit ndërkombëtar të Kontaktit për Ukrainën. Në takimin të mërkurën (12.10) me Austin dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së Mark Milley do të marrin pjesë përfaqësuesit e gati 50 shteteve, sikurse njofton Pentagoni. Kjo është mbledhja e gjashtë e këtij grupi të ri – dhe takimi i katërt fizikisht mes pjesëmarrësve. I ashtuquajturi Grupi i Kontaktit për Ukrainën është krijuar qysh në prill. Përmes këtij grupi koordinohen kryesisht furnizimet me armë për forcat e armatosura të Ukrainës. Krahas SHBA-së në të marrin pjesë edhe Gjermania dhe Britania e Madhe./DW
Top Channel