Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Debati është i përjetshëm dhe, megjithëse krahasimi i lojtarëve të ndryshëm që kanë luajtur në periudha të ndryshme është gjithmonë i padrejtë, revista angleze “Four Four Two” ka vendosur të krijojë një renditje ku vendos 100 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Messi, përpara Maradonës dhe CR7
Ish-lojtari i Barçës, aktualisht pjesë e PSG-së zë vendin e parë përpara argjentinasit tjetër legjendar, Diego Armando Maradona, ndërsa në vendin e tretë shfaqet Cristiano Ronaldo.
Revista shpjegon se “pas disa javësh duke u përpjekur për të reduktuar të gjithë futbollistët meshkuj në një listë me 100, në FourFourTwo tani po e kuptojmë se sa absurde mund të jetë. Përzgjedhja e më të mirëve bëhet edhe më e vështirë dhe me enigma, pothuajse e pamundur, kur kupton se sa futbollistë të shquar ka luajtur gjatë historisë së futbollit në të gjitha kontinentet dhe për dekada me radhë”.
Top Channel