Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë, p[asi qarkullonin me armë në makinë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, organizuan operacionin policor të koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë në afërsi të rrethit të Selitës drejtuesi i mjetit Redi Hoxha dhe pasagjeri Alban Begeja.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA