Detajet/ Zbardhet vrasja e 16-vjeçarit në Kurbin, në vitin 2015 autori e ekzekutoi pasi i vodhi varësen dhe orën (Emrat)

11/10/2022 11:52

7 vite pasi u zhduk në rrethana të pa qarta, policia ka zbardhur vrasjen e 16 vjeçarit Martin Gjonaj.

Pavarësisht insistimit të familjarëve dhe institucioneve për të kuptuar se çfarë ndodhi me të miturin e zhdukur më 19 maj të vitit 2015 dhe sorollatjeve të hetimeve në Lezhë dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, hetimet u pezulluan pas dy vitesh pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Dritë jeshile hetimit i dhanë gjetja e disa eshtrave më 3 prill në fshatin Adriatik në afërsi të Hidrovorit, në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin 16-vjeçarit të humbur  7 vjet më parë.

Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Kurbit dhe marrja e dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes.

Ai është 30 vjeçari Kristjan Cenaj, nga Mamurrasi, i cili u vu në pranga gjatë të hënës nga policia.

Dyshohet se më 18 maj të vitit 2015 Kristjan Cenaj ka dhunuar për vdekje 16 vjeçarin për t’i vjedhur atij orën dhe një varëse floriri që mbante me vete ditën kur ndodhi ngjarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA