Çfarë u gjet në urën e Kerçit kur ndodhi shpërthimi?

11/10/2022 15:29

Disa postime në rrjetet sociale të publikuara më 8 tetor 2022 treguan se një kartë identiteti ukrainase u gjet në vendin e shpërthimit në urën e Kerçit.

Ndërsa spekulimet vijojnë ende rreth ngjarjes, mendohet se ai mund të jetë “fajtori i mundshëm”.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi përgjatë ngushticës Kerç që lidh kontinentin e Rusisë me gadishullin e aneksuar të Krimëse është një tjetër pengues i përpjekjeve të Putinit për të vendosur kontrollin në Ukrainë, edhe pse autoritetet ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësinë për incidentin.

Shpërthimi në urën e Kerçit u pasua nga një seri sulmesh shkatërruese me raketa ruse në disa qytete të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA